Qytetërim

“Dua dhe unë një burrë”, Egla Ceno zbulon kërkesat: Të jetë i padepiluar

Egla, e cila është një prej banorëve që përfshihet më së shumti në debate, së fundi ka shprehur dëshirën për të pasur një partner

E.K
“Dua dhe unë një burrë”, Egla Ceno zbulon
Egla Ceno

TIRANË- Egla Ceno është një nga personazhet më të komentuar gjatë edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP’, teksa aktorja ka ditur të marrë vëmendjen e publikut me debatet që ka bërë.

Këtë herë, aktorja i ka habitur të gjithë me kërkesën e saj. Gjatë një bashkëbisedimi me Sarën dhe Bardhin, ajo tha se do një burrë në ‘Big Brother VIP’, i cili duhet të jetë i pa depiluar dhe i pa lyer.

Kjo deklaratë e Eglës, shkaktoi të qeshura tek Bardhi dhe Sara.

Biseda:

Egla: E pyeta (Silvin) pasi u çua nga debati me Erjolën: Të pëlqen me të vërtetë. Po tha. Unë e kam thënë, avash avash, në atë rrugë jemi

Bardhi: Ishalla nëse e ka qëllimin e pastër dhe bëhen bashkë

Egla: Dua edhe unë një burrë këtu

Bardhi: Këtu duhet ndërruar formati

Sara: Egla si e do?

Egla: Një burrë…

Sara: Ta porosisim tek dhoma e rrëfimit. Të lutem më jep karakteristikat

Egla: E dua burrë! Të jetë i padepiluar, i pa lyer

Poll

MOS HUMB