
BRITANI E MADHE-Këngëtarja me origjinë shqipare Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses megaloman në karrierën e saj. Këtë radhë ajo feston suksesit e të qenurit e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.
Këngët që ia kanë dhënë këtë piedestal Duas janë hitet: “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John. Lajmin për këtë e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.
