Qytetërim

Dua Lipa "shokon" fansat, publikon video me barkun e rrumbullakosur

Në video, Dua duket teksa shëtit me barkun e madh, duke i befasuar të gjithë sikur të ishte shtatzënë.

I.F
Dua Lipa "shokon" fansat, publikon video me barkun e rrumbullakosur
Dua Lipa me barkun e rrumbullakosur

PRISHTINË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa së fundmi është shfaqur me barkun e rrumbullakosur, në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram. Pamjet e publikuara vijnë nga prapaskenat e xhirimeve për një reklamë, për kompaninë e automjeteve, “Porsche”, në të cilën ylli i popit është ambasadore.

Në video, Dua duket teksa shëtit me barkun e rrumbullakosur, duke u shtirur sikur të ishte shtatzënë.

Por, kur e pyesin nëse është në pritje të ëmbë, ajo u përgjigjet: Kam ngrënë shumë tacos.

Aktualisht, artistja ndodhet në Prishtinë ku edhe po mbahet nata e parë e festivalit “Sunny Hill Festival”. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB