Qytetërim

“E dija se merrej me banane”, Xhoana tregon momentin tragjik: Isha shtatzënë kur më dërguan foton e Ergysit të vdekur

Xhoana Kurti ka rrëfyer momentin tragjik kur ka mësuar humbjen e partnerit të saj, ndërsa ishte në pritje të djalit të tyre

E.K
“E dija se merrej me banane”, Xhoana tregon momentin tragjik: Isha
Xhoana Kurti dhe Ergys Dashi

TIRANË- Xhoana Kurti, partnerja e Ergys Dashit, i cili u vra në Ekuador në vitin 2022, dhe njihej si nga prej trafikantëve më të rëndësishëm shqiptarë të kokainës, ka dhënë së fundi një intervistë, ku ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e tyre.

E ftuar në “Glamour”, Xhoana ka rrëfyer për herë të parë detaje nga lidhja me Dashin, teksa tregoi se lajmin për vdekjen e tij e kishte marrë disa orë pas ngjarjes, përmes një fotoje që i kishin nisur, ku shihej i riu i shtrirë përtokë.

Ndërkohë ajo thotë se me Dashin ka qenë e lidhur për rreth dy vite, raport nga i cili ka ardhur në jetë dhe një djalë, të cilin ajo e rrit e vetme.

Xhoana rrëfen se ka jetuar me Dashin në Ekuador, por se nuk e ka ditur që ai merrej me drogë. Sipas saj ai i kishte thënë se ka një kompani bananesh, aktivitet nga i cili fitonte dhe të ardhurat.

“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Isha shtatzënë kur më sollën foto të tij pasi e kishin vrarë… Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, tregon ajo.

Xhoana tregon edhe momentin kur ka mësuar lajmin fatal: "Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Ishte përmbys dhe shpresoja që të ishte gjallë… Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion". 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB