
TIRANË- Deri së fundmi, ndryshimi i ngjyrës së syve mund të bëhej vetëm duke përdorur lentet e kontaktit. Sado që ju duket thuajse e pabesueshme, tashmë ekziston një operacion që mund të ndryshojë përgjithmonë ngjyrën e syve. Kjo procedurë quhet keratokromia dhe kryhet prej të paktën 10 vitesh, kushton rreth 12 mijë dollarë, në varësi të klinikës dhe vendit dhe zgjat më pak se gjysmë ore.
Keratokromizmi ka “lindur” si përgjigje ndaj kushteve dhe sindromave të ndryshme mjekësore, por tani përdoret edhe tek njerëzit me sy të shëndetshëm që thjesht duan të ndryshojnë ngjyrën e irisit për arsye estetike. Fakti që nuk dihen ende pasojat afatgjata të këtij operacioni, e bëjnë atë edhe më të diskutueshëm kur aplikohet për arsye jo terapeutike , ndërkohë që nuk rekomandohet nga okulisti.
Sipas një studimi në British Journal of Ophthalmology, 12% e atyre që iu nënshtruan operacionit përjetuan një zbehje të ngjyrës nga rezultati fillestar, ndërsa 1/3 raportuan ndjeshmëri ndaj dritës, një "komplikim" që ndodh edhe në operacione të ngjashme për heqjen e miopisë.
Por si kryehet operacioni?
SHIHNI VIDEON E MËPOSHTME:
@flaak_new_color Eye color change using the FLAAK Pro technique, the most advanced and natural keratopigmentation. On the advice of New Color, Beatriz???????? chose the Water Green color, surgery took place in Roma ????️???????? You dream about changing the color of your eyes? Send us a PM???? #newcolor #flaak #keratopigmentation #ceratopigmentcao #cheratopigmentazione #eyecolorchange #eyes #eye ♬ son original - FLAAK