
SHBA- Këngëtari Zayn Malik ka folur për jetën e tij private dhe ka habitur me deklaratat e tij. I ftuar në ‘The Zach Sang Show’ ai rrëfeu se projektet e reja i filloi në mes të ndarjes së tij nga modelja Gigi Hadid. Gjatë intervistës, Zayn u pyet nëse ai kishte qenë ndonjëherë i dashuruar dhe kishte një përgjigje të thellë.
“Nuk e di nëse kam qenë vërtet i dashuruar në këtë pikë. Ti e shikon atë me sy ndryshe dhe do të thuash: Epo, ndoshta nuk kam qenë i dashuruar”, pranoi ish-ylli i “One Direction”.
Edhe pse një lidhje prej vitesh me modelen dhe së bashku kanë bashkë një vajzë të vogël të quajtur, Khai, si duket nuk ka patur ndjenja të forta mes tyre. Por Gigi nuk është i vetmi personazh i famshëm me të cilin Zayn ka qenë në lidhje. Ai ishte i fejuar me Perrie Edwards të “Little Mix”, megjithëse e ndërpreu lidhjen e tyre në vitin 2015. Këngëtari gjithashtu ndezi thashethemet për lidhje me Selena Gomez në 2023./ZËRI