Qytetërim

E pabesueshme! Harry Maguire lojtari i muajit në Premier League

Ka habitur jo pak Harry Maguire. Ai u shpall lojtari i muajit në Premier League, teksa pak kohë më parë u kritikua jashtë mase.

D.XH
E pabesueshme! Harry Maguire lojtari i muajit në Premier League
Harry Meguire

ANGLI – Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire është shpërblyer për përpjekjet e tij të fundit, duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit në Premier League për muajin nëntor. Mbrojtësi u përball me një të ardhme të pasigurt në Manchester United gjatë verës dhe u tha se mund të shkojë tek Uest Ham. Megjithatë, ai ka mbetur në Old Trafford dhe është kthyer në planet e Erik ten Hag, teksa ka performuar mjaft mirë për ‘djajtë’.

Maguire ka dëshmuar se është një mbrojtës tepër i aftë tek United. Falë edhe aftësive të tij mbrojtëse, United ka mbajtur portën e paprekur në fitoret përballë Fulham, Luton dhe Everton. Maguire luajti çdo minutë të çdo ndeshjeje dhe është nderuar si lojtari i muajit në Premier League. Fansat në X e kanë lavdëruar mbrojtësin: "Kjo është e pabesueshme. Ky futbollist tashmë është duke dhënë më të mirën e tij. Kjo duhet t'ju motivojë të gjithëve. Ai u ofendua dhe pothuajse u detyrua të largohej nga Manchester United, por ja ku është sot”, tha një komentues.

Një tjetër komentues tha se Meguire e meritonte të ishte lojtari i muajit. "I merituar çmimi. Mbrojtës shumë i fortë. Ka treguar karakter dhe lidership në ndeshjet e fundit”. Kujtojmë se Harry Meguire ka pasur kritika të forta për paraqitjet e tij, ndërsa performanca aktuale ka habitur jo pak sportdashësit./ZËRI/ 

Poll

MOS HUMB