
PRIZREN- Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur së fundmi në Prizren, Kosovë, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi u denoncua si i zhdukur nga bashkëshortja e tij. Sipas saj, ai nuk ishte kthyer në shtëpi për disa ditë, ndërsa më 6 prill udhëtoi drejt Topliqanit të Suharekës për të kënduar në një lokal nate.
Por, pasi ai nuk u kthye më, bashkëshortja e tij, e denoncoi atë të zhukur më 9 prill. Ajo deklaroi se nuk kishte më asnjë kontakt me të, dhe se ai u zhduk papritmas pa lënë gjurmë. Gjatë dëshmisë ajo përshkroi më shumë pamjen e tij dhe veshjen që kishte pasur.
Por… këngëtari u paraqit vetë në Komisariatin e Prizrenit! Ai deklaroi se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia dhe nuk dëshironte të jetonte me bashkëshorten, për shkak të problemeve që kishte me të. Gjatë ditëve larg shtëpisë, ai kishte qendruar në hotele të ndryshme në Prizren, në mënyrë që të mos kishte kontakte me të./ZËRI