
KOSOVË- Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy nuk flet shpesh për vajzën e tij Leandra dhe ka preferuar që ajo të qëndrojë larg syrit të publikut. Por së fundmi i ftuar në “1 kafe me Labin” ku foli për karrierën e tij dhe jetën personale, ai foli edhe për vajzën e tij.
Reperi u pyet se kujt do t'i thonte “Më fal” në këto momente. Noizy u përgjigj duke thënë se falje do t’i kërkojë familjes së tij sepse nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.
“Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”, tha Noizy.
Leandra, e cila erdhi në jetë kur Noizy ishte shumë i ri në moshë, rrallë herë shihet në rrjetet sociale të Noizyt, për të mos thënë asnjëherë. Dikur ai publikonte rrallë ndonjë por vitet e fundit ai ka vendosur të mos bëjë asnjë postim me vajzën e tij, duke e mbajtur larg famës dhe medias. Reperi i ka kushtuar asaj edhe këngën e famshme ‘’Noku’. Leandra jeton në Angli bashkë me të ëmën. /ZËRI