
Ermal Meta
ITALI- Ermal Meta, këngëtari shqiptar me karrierë në Itali, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar ai vetë më anë të një postimi në rrjetet sociale. Meta ka postuar një foto të dorës së vogëlushes, duke e shoqëruar me një mbishkrim emocionues.
“Dora ime s’ka qenë kurrë kaq e madhe, dhe as zemra”, shkruan ai.
POSTIMI
Ermali është në një lidhje me italianen Chiara Sturda, që prej 4 vitesh. Në një inetrvistë të zhvilluar më herët këngëtari ka zbuluar se vogëlushja do të quhet Fortuna Marie./ZËRI
Poll