Qytetërim

EURO 2024/ Anglia e 'trazuar' përballet sonte me Sllovakinë që kërkon 'mrekullinë'

Më shqetësuese se rezultatet britanike është imazhi i skuadrës që në asnjë mënyrë nuk reflekton cilësinë e futbollistëve. Anglia arriti në fazën eliminatore për EURO-n e katërt radhazi.

E.K
EURO 2024/ Anglia e 'trazuar' përballet sonte me Sllovakinë
Pamje nga ndeshja

Pas kualifikimit epik të Zvicrës ndaj Italisë dhe fitores “të shpejtë” të Gjermanisë ndaj Danimarkës mbreme do të njohim edhe dy skuadra të tjera në çerekfinale të EURO 2024. Ndeshja e parë e ditës së dytë të fazës së 1/16-ave, Anglia përballet me Sllovakinë në Gelsenkirchen.

Anglia është ndër skuadrat e mëdha që kanë luftuar me paraqitjet e tyre në EURO 2024. Skuadra e Gareth Southgate përparoi në fazën tjetër falë një fitoreje të tensionuar ndaj Serbisë përpara se të barazohej kundër Danimarkës dhe Sllovenisë. Më shqetësuese se rezultatet britanike është imazhi i skuadrës që në asnjë mënyrë nuk reflekton cilësinë e futbollistëve. Anglia arriti në fazën eliminatore për EURO-n e katërt radhazi.

Nga ana e saj, Sllovakia ka arritur tashmë një fitore të madhe në turne, pasi mundi 1-0 Belgjikën në ndeshjen e saj të parë, në një ndeshje ku dy gola të Romelu Lukakut u anuluan nga VAR. Skuadra e Calzonës “kapitalizoi” tre pikët ndaj belgëve. Sllovakët do të garojnë në “16” për herë të dytë, pasi kishin arritur në këtë raund në vitin 2016, por u eliminuan nga Gjermania (3-0)./ZËRI

Poll

MOS HUMB