Qytetërim

Euro 2024/ Holanda dhe Franca e mbyllin në paqe, skuadrat nuk gjejnë rrjetën

Holanda do të përballet me Austrinë, ndërsa francezët e Deschamps do të ndeshen me Poloninë.

f.t
Euro 2024/ Holanda dhe Franca e mbyllin në paqe, skuadrat nuk gjejnë
ndeshja

GJERMANI-Sfida e tretë për sot nuk pati asnjë gol të shënuar, të paktën të rregullt. “Tulipanët” e Holandës nuk shkuan më shumë se barazimi përballë “Gjelave”, të Francës, në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut, në sfidën e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

'Tulipanët' shënuan në pjesën e dytë, por në pozicion jashtë loje. Holanda ngjitet në vendin e parë të grupit D, me 4 pikë, po aq sa “Gjelat” francezë të vendit të dytë, por me një golavarazh më pozitiv se këta të fundit. Ndërkaq, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, Holanda do të përballet me Austrinë, ndërsa francezët e Deschamps do të ndeshen me Poloninë.

Poll

MOS HUMB