Qytetërim

Çfarë ndodh me trupin e njeriut gjatë agjërimit?

Rënia e niveleve të sheqerit në gjak shkakton dobësi dhe letargji. Mund të keni dhimbje koke, marramendje, të përziera dhe erë të keqe të gojës.

k.m.
Çfarë ndodh me trupin e njeriut gjatë agjërimit?
Foto ilustruese

TIRANË- Çdo vit gjatë muajit të Ramazanit, miliona muslimanë agjërojnë për 30 ditë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Gjatë disa viteve të fundit, Ramazani ka rënë në muajt e verës, por këtë vit po mbahet në pranverë. Por a mund të jetë një agjërim i tillë i dobishëm për shëndetin? Teknikisht, trupi i njeriut nuk hyn në një "gjendje agjërimi" deri rreth tetë orë pas vaktit të fundit. Kjo është koha kur zorrët përfundojnë thithjen e lëndëve ushqyese nga vakti.

Menjëherë pas kësaj, trupat fillojnë të përdorin glukozën e ruajtur në mëlçi dhe muskuj për të siguruar energji. Më vonë gjatë agjërimit, kur mbaron furnizimi me glukozë, yndyra bëhet burimi tjetër i energjisë për trupin. Megjithatë, rënia e niveleve të sheqerit në gjak shkakton dobësi dhe letargji. Mund të keni dhimbje koke, marramendje, të përziera dhe erë të keqe të gojës.

Kjo ndodh në momentet kur uria është në maksimum.

Kujdes për shkak të dehidrimit të mundshëm - nga dita e tretë deri në të shtatë. Ndërsa trupi fillon të përshtatet me agjërimin, yndyrnat shpërbëhen dhe shndërrohen në sheqer në gjak. Marrja e reduktuar e lëngjeve gjatë periudhës së agjerimit duhet të zëvendësohet gjatë kohës së ditës kur lejohen ushqimet dhe pijet, përndryshe mund të ndodhë dehidratim për shkak të djersitjes. Vaktet duhet të përmbajnë 'ushqime energjike' të përshtatshme, si karbohidratet dhe një sasi të caktuar yndyre. Është e rëndësishme të konsumoni një sasi të ekuilibruar të lëndëve ushqyese, duke përfshirë proteinat, kripën dhe ujin.

Nga fillimi i fazës së tretë, do ketë përmirësime të dukshme në humor, pasi trupi përshtatet plotësisht me agjërimin. Sipas mediave të huaja, Dr. Razin Maruf, konsulent në anestezi dhe mjekësi të kujdesit kritik në Spitalin Addenbrooke në Kembrixh, thotë se ka përfitime të tjera nga agjerimi.

“Në jetën normale të përditshme, ne shpesh konsumojmë shumë kalori, të cilat mund ta pengojnë trupin të kryejë në mënyrë adekuate detyra të tjera, siç është vetë-shërimi. Agjërimi mund të jetë i dobishëm për trupin duke parandaluar dhe luftuar infeksionet."

Gjatë gjysmës së dytë të Ramazanit, trupi është plotësisht i përshtatur me agjërimin.

“Në këtë fazë, funksioni i organeve duhet të rifitojë kapacitetin e tij maksimal. Kujtesa dhe përqendrimi mund të përmirësohen dhe ju mund të keni më shumë energji,”- thotë Dr. Maruf.

Pra, a është agjërimi i dobishëm për shëndetin?

Dr Maruf thotë po, por në rrethana të caktuara.

“Agjërimi është i mirë për shëndetin tonë sepse na ndihmon të përqendrohemi në atë se çfarë dhe kur hamë. Megjithatë, nëse një agjërim tridhjetëditor mund të jetë i dobishëm, agjërimi i vazhdueshëm nuk rekomandohet pasi nuk është një zgjidhje e mirë për humbjen afatgjatë të peshës. Kjo pasi trupi do të ndalojë së kthyeri yndyrën në energji dhe në vend të kësaj do ta kërkojë atë në muskuj. Kjo është e pashëndetshme."/ZËRI

Poll

MOS HUMB