
TIRANË-Pas përfundimit të 'Big Brother VIP 3', disa hatërmbetje mes banorëve ngelën brenda shtëpisë, disa vazhdojnë ende, disa të tjera u krijuan e disa ende nuk janë sqaruar. Ditën e sotme një postim i ish-banores, Roza Lati në Instastory ka tërhequr vëmendjen, pasi është kuptuar si një ‘thumb’ për ish-banoren tjetër Françeska Murati. Françeska ka qenë mjaft e komentuar dhe do të mbahet mend në “BBV3” për veshjet e saj të kushtueshme që arrinin shifrat e disa mijë eurove. Duket se mosmarrëveshjet me Rozës dhe Françeskës vazhdojnë ende pasi në postim shkruhet:
"Veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur. Mund të visheni me marka, por nëse nuk jeni zonjë në shpirt, nuk do të jeni kurrë njeri i bukur,"-shkruhet në postimin e Rozës.
