
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk janë të sigurt nëse lidhja e tyre po funksionon siç duhet. Dyshja u ribashkuan pas shumë vitesh të ndarë dhe ndërsa fillimisht dashuria e tyre dukej e pashuar, në fund rezultoi se distanca mes tyre nuk funksionoi pozitivisht.
Siç duket gjithçka, të dy janë në faza të ndryshme të jetës së tyre, ndërsa një burim i afërt i çiftit shprehet se ata të qëndrojnë larg njëri-tjetrit për pak kohë, për të pare nëse lidhje e tyre mund të rikthehet si më parë
“Ata duan të jenë vetëm për një kohë, të marrin kohë për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy”, thotë burimi për US Weekly.
Burimi shpjegon gjithashtu se stili i jetesës që ka zgjedhur secili prej tyre nuk përputhet me atë të tjetrit, ndërsa Ben Affleck thuhet se është i “presionuar” nga kërkesat e përditshme të gruas së tij. Problem në lidhjen e tyre duket se është pjesa financiare, ku çifti jeton në një rezidencë luksoze në Brentwood, ku qiraja arrin në 100 mijë dollarë në muaj.
Çifti që u martua në vitin 2022, pasi u ribashkuan pas shumë vitesh. Të dhënat e fundit tregojnë se dalëngadalë ata po i drejtohen sërish drejt divorcit. E ndërsa arsyeja që çoi në ndarjen e tyre atëherë ishte ekspozimi i marrëdhënies së tyre para publikut dhe paparacëve, tashmë duket se nuk është vetëm kaq. Pothuajse dy dekadat që kanë kaluar, duket se kanë sjellë ndryshime tek të dy, për pasojë nuk kanë më shumë të përbashkëta, siç raportojnë burime afër tyre. Sipas një personi të afërt të çiftit, ata ndryshojnë edhe në mënyrën se si sillen me shtypin./ZËRI