Qytetërim

Çfarë zhgënjimi për Brazilin, eleminohet nga Kupa e Amerikës

Uruguai do të përballet me Kolumbinë në gjysmëfinalen e tyre të mërkurën, që do të luhet në Charlotte të Karolinës së Veriut

E.K
Çfarë zhgënjimi për Brazilin, eleminohet nga Kupa e
Momentet gjate ndeshjes

SHBA- Brazili u eliminua nga Kupa e Amerikës të dielën pasi humbi ndaj Uruguait me penallti (4-2) pas një barazimi pa gola.

Në "Paradise Stadium" në Las Vegas, ndeshja nuk i uli pritshmëritë dhe ishte brenda parashikimeve, e luftuar, me grintë dhe lojë të ashpër, aq sa Uruguai mbeti me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Nandez në minutën e 74.

Koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyllën 0-0, teksa nga "ruleta" e penalltive fati i buzëqeshi Uruguait që fitoi 4-2. Valverde, Bentancur, de Arrascaeta dhe Ugarte shënuan te Uruguai, teksa gaboi Gimenez. Ndërkohë Militao dhe Douglas Luiz gabuan te Brazili, ndërsa Pereira dhe Martinelli dërguan topin në rrjetë, gjë që s'i mjaftoi djemve të Dorival Junior për të kaluar më tej.

Uruguai do të përballet me Kolumbinë në gjysmëfinalen e tyre të mërkurën, që do të luhet në Charlotte të Karolinës së Veriut.

Ndërkohë Kolumbia arriti në gjysmëfinale duke mposhtur Panamanë 5-0 në Arizona.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Amerikës, në Nju Xhersi të martën, do të luhet mes kampionëve të botës, Argjentinës dhe Kanadasë. Përveç eliminimit të Brazilit, ndeshja do të mbahet mend edhe për numrin më të madh të faulleve, 41 të tillë nga të dyja palët.

Poll

MOS HUMB