Qytetërim

Fitore e ‘pastër’/ Spanja në finale, pret çiftin Angli-Holandë

“Gjelat” duhet të kthehen në shtëpi, ndërsa Spanja pret fituesin e ndeshjes së nesërme.

k.m.

Fitore e ‘pastër’/ Spanja në finale, pret çiftin

GJERMANI- Spanja është finalistja e parë e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Iberikët fituan 2-1 kundër Francës në gjysmëfinale dhe tashmë janë një ndeshje larg trofeut.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Kolo Muani që në minutën e 9 por kjo nuk mjaftoi! Spanjollët përmbysën me “perlën” e Lamine Yamal, i cili vendosi rekord duke u kthyer në lojtarin më të ri që ka shënuar ndonjëherë në një Kampionat Europian. Golin tjetër për “furinë e kuqe” e shënoi Dani Olmo në harkun e katër minutave.

Edhe pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, Franca tentoi të rrezikonte disa herë rrjetën e kundërshtarëve por pa rezultat. “Gjelat” duhet të kthehen në shtëpi, ndërsa Spanja pret fituesin e ndeshjes së nesërme. Takimi i radhës është nesër mes Anglisë dhe Holandës, më pas finalja luhet të dielën./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB