Qytetërim

Fitorja e vështirë me Gjibraltarin, Sylvihno: Tifozët të na mbështesin përballë Letonisë

Kuqezinjtw duhet të reagojnë që në ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e cila duhet fituar me patjetër, nëse duam ende të shpresojmë për një mundësi për t’u kualifikuar për në Botëror

E.K
Fitorja e vështirë me Gjibraltarin, Sylvihno: Tifozët të na
trajneri sylvinho

TIRANË- Fitorja minimale e Shqipërisë në miqësoren me Gjibraltarin duket se nuk ka shqetësuar trajnerin e kombëtares, edhe pse paraqitja linte shumë për të dëshiruar. Sylvinho vlerësoi paraqitjen e ekipit kuqezi, duke theksuar debutimin e disa lojtarëve të rinj dhe rëndësinë e përgatitjes për ndeshjen vendimtare kundër Letonisë. Ai theksoi se atmosfera në grup është shumë pozitive dhe se Shqipëria do të japë maksimumin në fushë pas pak ditësh:

“Ishte një ndeshje e vështirë. E kam thënë se është gjithmonë e vështirë ta përgatitësh një miqësore para një ndeshje të rëndësishme zyrtare, siç është Letonia. Lojtarët kanë bërë shumë mirë, 3-4 prej tyre ishin të rinj, që luanin për herë të parë nga fillimi me ne.

Kanë bërë shumë mirë, nuk është e thjeshtë për ta. Mua më kujtohet që në përfaqësuesen e Brazilit, kur debutova, nuk më ka zënë gjumi natën. Jam i lumtur për ta, edhe për të tjerët. Kemi bërë një paraqitje të mirë, në një ndeshje të vështirë, nuk ishte e thjeshtë.

Kemi bërë diçka të rëndësishme, kemi eksperimentuar ndonjë lëvizje, por kaq, është gjithçka ende e hapur. Kemi 3-4 ditë stërvitje të mira për ta përgatitur shumë mirë ndeshjen tepër të rëndësishme për ne, ndaj Letonisë në fushën tonë. Do të punojmë në ditët në vijim, çdo gjë është e hapur.

Do të kthehemi në Tiranë, presim mbështetje nga publiku ynë. Tifozët mund të na japin një shtysë të mirë, sepse është ndeshje mjaft e rëndësishme. Duhet të japim gjithçka në fushë, duam atmosferë të mirë mes të gjithë neve, edhe futbollistëve”.

Ndeshja e radhës me Letoninë do të jetë në Tiranë, në datën Shtator, e vlefshme për kualifikueset e botërorit të vitit të ardhshëm.

Poll

MOS HUMB