
NORVEGJI- Vilde Holm Raggan, 30 vjeçe, nga Bærum, Norvegji, mbeti e traumatizuar pasi një nga implantet e gjoksit, të cilin e kishte bërë para disa viteve i “shpërtheu”. Ajo ka treguar se ka qenë duke prekur gjoksin kur impanti “shpërthen”. Vilde tregoi se si i vendosi implantet e gjoksit kur ishte më e re, ndërsa tha se atëherë ndihej tepër e pasigurt dhe "e urrente" trupin e saj.
Ekzistojnë dy lloje implantesh estetike të femrave, ato të salikonit dhe ato ‘saline’. Të parat përdoren më shpesh dhe rezistojnë më shumë duke mos u rrudhur apo humbur formën. Por ato mund të shkaktojnë infeksione ose gunga në gjoksin e grave. Ndërsa implantet saline kanë më shumë gjasa për të rrjedhur apo humbur formën me kalimin e kohës, ndërsa solucioni tyre absorbohet pa probleme nga trupi, sipas ekspertëve. Ajo tha se ka vendosur të mos i bëjë më, pasi tani e pëlqen veten ashtu siç është./ZËRI