
PRISHTINË- Këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Selimi ka denoncuar bashkëshortin e saj Patrik Neziri dhe të vëllanë, Agron Selimi për dhunë. Ka qenë këngëtarja, ajo që ka bërë 2 denoncime brenda 48 orëve për dhunë në familje. Fillimisht denoncoi bashkëshortin, për të cilin u shpreh se kishin pasur një konflikt verbal, i cili ka degraduar në përdorimin e dhunës.
Sipas "Sinjali", Selimi ka thënë para Policisë se i shoqi e ka goditur në kokë disa herë. Megjithatë deri më tani prokurori nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj Nezirit. E teksa këngëtarja e hitit 'Miqtë e mi' merrej me denoncimit e të shoqit, mbrëmë pas mesnate ka akuzar edhe të vëllanë Agronin për dhunë./ZËRI