
MAROK-Maroku është një nga vendet që do të jetë bashkë-pritës i Kupës së Botës 2030 dhe po ecën përpara me ndërtimin e stadiumit më të madh në botë me synimin për të marrë finalen nga Santiago Bernabeu i Real Madridit, ku FIFA dëshiron të mbahet. Kupa e Botës 2030 do të jetë një ngjarje e veçantë, pasi do të ketë ndeshje në gjashtë vende. Ndërkohë kanë nisur përgatitjet për ndërtimin në Kazablanca “Stade Hassan II”, një stadium me kapacitet prej 115 mijë vendesh, pra do të jetë më i madhi në botë, me qëllim që të bindin FIFA-n për t’i dhënë organizimin e finales.


Tri ndeshjet e para do të luhen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj, sepse do të bëhet një shekull nga Botërori i parë, i cili u mbajt në Uruguaj./ZËRI