
BRAZIL- Punonjësi i vitit në një showroom të Hyundai në Brazil është miku më i mirë i njeriut, qeni modest, i cili quhet 'Tucson Prime'. Nga një qen që i përkiste rrugës tashmë është mjaft i njohur edhe në Instagram, me mbi 28,000 ndjekës. Ai merr pjesë në mbledhje e kompanise Hyndai, kërkon fërkime barku dhe ka një sjellje shumë të mirë raporton HOLA.
Tucson shihej shpesh duke qëndruar pranë një ekspozite makinash Hyundai në Brazil. Qeni i adhurueshëm shpejt u miqësua me punonjësit e shoëroom-it, të cilët e bën pjesë të familjes së tyre, madje edhe një punonjës nderi me kartën e tij të identitetit./ ZËRI