
Thashethemet për lajmin se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, po shkojnë drejt divorcit, u thelluan edhe më shumë së fundmi, pasi aktori u pa pas unazës e martesës në gisht. Aktori 51-vjeçar është parë të shtunën, në fotot e siguruara nga TMZ, duke lënë shkollën e fëmijës së tij pa mbajtur unazën e martesës. Ishte hera e parë që Ben Affleck është parë pa unazën e tij të martesës që kur thashethemet filluan në fillim të kësaj jave.
Ben Affleck Out Without Wedding Ring, First Time Since Split from J Lo | Click to read more ???? https://t.co/iuW558EA3C
— TMZ (@TMZ) May 18, 2024
Në fakt thashethemet forcohen edhe nga fakti se “Batman” prej disa javësh jeton i ndarë nga JLo, teksa nga pallati 60 milionë dollarësh që blenë vitin e kaluar, u zhvendos në një shtëpi me qira në Brentwood. Kur ylli i 'Gone Girl' u pa teksa merrte gruan dhe vajzën e tyre adoleshente të enjten, ai dhe Lopez mbanin ende unazat e tyre. Është e paqartë se çfarë ndodhi në 24 orët e fundit që e shtynë Affleck të hiqte unazën e martesës, por Ben dhe Jennifer nuk u janë përgjigjur thashethemeve për divorcit.
Si filluan thashethemet e ndarjes
Kohët e fundit, në qarqet e Hollivudit filloi të rrjedhë se ‘’Bennifers’’, të cilët u martuan në Las Vegas në korrik 2022, po kalojnë një krizë të madhe në martesën e tyre dhe një divorc është në rrugë e sipër. Bisedat për divorcin nisën kur Lopez mori pjesë e vetme në Met Gala javën e kaluar. Një burim i tha TMZ se Affleck nuk ishte në gjendje të shoqëronte gruan e tij sepse ishte i zënë me xhirimet e "The Accountant 2" në të gjithë vendin.
InTouch raportoi se çifti po i nënshtrohet psikoterapisë për të zgjidhur problemet që kanë në martesën e tyre. Të enjten mbrëma, Losez dhe Affleck u panë së bashku në publik për herë të parë në 47 ditë. Çifti ndoqi një ceremoni shkollore për një nga fëmijët e Affleck. Por një burim i tha Daily Mail se dyshja ishin të ftohte me njeri-tjetrin. Affleck dhe Lopez blenë një rezidencë prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills në qershor 2023./ZËRI