Qytetërim

Franca tregon forcën në Botëror! Messi futet në histori me tripletë ndaj Algjerisë

Messi u bë lojtari më i moshuar që shënon tre gola në një ndeshje të Kupës së Botës dhe njëkohësisht futbollisti i parë që paraqitet në gjashtë Botërorë të ndryshëm.

F.I
Franca tregon forcën në Botëror! Messi futet në histori me
Lionel Messi

Franca e nisi Botërorin me fitore, ku triumfoi 3-1 ndaj Senegalit, në ndeshjen e Grupit I. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë Franca hyri me një tjetër ritëm. Mbappe zhbllokoi sfidën pas asistit të Olise,

Për të dyfishuar shifrat mendoi Barcola. I futur nga stoli, sulmuesi shënoi në minutën e 82-të, pas një asisti të marrë nga Rabiot. Senegalezët rihapën takimin në minutën e 94-t, me një gol të Mbaye, por Mbappe riktheu avantazhin e dy golave.

Ndërkohë edhe Argjentina, kampione e botës në fuqi, mundi 3-0 Algjerinë në debutimin e tyre në Kupën e Botës 2026, me ndeshjen që vlente për Grupin J. 

Messi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të me një goditje të fuqishme nga distanca, pasi më herët iu anulua një gol për pozitë jashtë loje. Goli i tij i parë i dha qetësi kampionëve në fuqi, të cilët dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, ylli i Inter Miamit realizoi golin e dytë pas një reagimi të shpejtë në zonë, duke përfituar nga një top i kthyer nga portieri Luca Zidane. Në minutën e 76-të, kur Messi finalizoi një aksion të bukur të Argjentinës për të vulosur rezultatin 3:0. Me këtë paraqitje, ai u bë lojtari më i moshuar që shënon tre gola në një ndeshje të Kupës së Botës dhe njëkohësisht futbollisti i parë që paraqitet në gjashtë Botërorë të ndryshëm.

Poll

MOS HUMB