Qytetërim

Gisele Bundchen zbulon mendimet e saj për vetëvrasje

Duke folur për karrierën e saj, 43-vjeçarja Gisele e përshkroi atë si “një tunel”.

k.m.
Gisele Bundchen zbulon mendimet e saj për vetëvrasje
Gisele Bundchen

SHBA- Gisele Bundchen foli për stresin e jetës si një supermodele, duke shtuar se kishte pasur edhe mendime për t'i dhënë fund jetës së saj. Duke folur për karrierën e saj, 43-vjeçarja Gisele e përshkroi atë si “një tunel”.

“Nuk mund të merrja frymë. Shkoja në studio dhe më dukej sikur mbytesha. Unë jetoja në katin e 9-të dhe merrja shkallët sepse kisha frikë se mos mbërthehesha në ashensor. E ke parasysh kur nuk mund të marrësh frymë edhe me dritaret e hapura, e thosha "Unë nuk dua të jetoj kështu", e kupton se çfarë dua të them?,"-tha ajo.

Pyetjes nëse kishte menduar ndonjëherë të vriste veten, ajo u përgjigj me një "PO".

Diku tjetër në intervistë, Xhisiela përshkroi stilin e saj të jetesës në atë kohë.

“Ndërsa të gjithë më shikonin nga jashtë dhe mendonin se i kisha të gjitha, unë isha duke pirë moka frappuccinos për mëngjes me tre cigare, dhe një shishe verë natën për t'u qetësuar nga gjithë kafeja që kisha pirë."

Xhisiela foli hapur edhe për ndarjen e saj pas 13 vitesh martesë me superyllin e futbollit amerikan Tom Brady. Nëna e Benjaminit 13-vjeçar dhe Vivian-it 10-vjeçar, tregoi se nuk ishte ajo që ëndërronte dhe shpresonte. Por duket se, Bundchen ka gjetur ngushëllim në mirëqenie, duke i dhënë përparësi kujdesit për veten dhe meditimit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB