Qytetërim

Giucas Casella: Jam në kontakt me Silvio Berlusconin nga jeta e përtejme

Përgjigjia që dha i ka surprizuar të pranishmit në studio.

k.m.
Giucas Casella: Jam në kontakt me Silvio Berlusconin nga jeta e
Giucas Casella dhe Silvio Berlusconi

ITALI- Giucas Casella i la të gjithë pa fjalë. I ftuari i “Robinson Pop Up”, iluzionisti siçilian Casella u pyet nëse ka mundur që të "kontaktojë" me ish-kryeministrin e ndjerë të Italisë, Silvio Berlusconi. Përgjigjia që dha i ka surprizuar të pranishmit në studio.

“A do të mund të kontaktoje Silvio Berlusconin në jetën e përtejme apo kjo është përtej fuqive të tua?,”-u pyet Casella, ndërsa përgjigjia e tij ishte e papritur. 

"Unë flas me të herë pas here dhe ai është mirë," u përgjigj Giucas Casella.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri'  ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, në spitalin San Raffaele në Milano pasi  vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill të vitit të shkuar ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive./ZËRI

Poll

MOS HUMB