
TIRANË- Aktorët Romeo Veshaj dhe Julian Deda vijojnë të përplasen me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Nisur nga debati për hallvën që bëri moderatorja Rrjola Doçi, dyshja kanë debatuar sërish. Romeo e ka akuzuar Julin se i ka lënë vajzat qëllimisht që të gabojnë, ndërsa aktori e ka konsideruar njeri të trashë kolegun e tij. Debati ka vijuar me përdorimin e termave si gomar dhe lloz.
Pjesë nga debati:
Romeo Veshaj: E bëre qëllimisht, i le të gabojnë, t’i prihen gjunjët
Julian Deda: Ti qenke i trashë fare
Romeo Veshaj: Nëse unë jam i trashë, ti je gomar
Julian Deda: Ti je një gjë e trashë, ti…
Romeo Veshaj: Të erdhi keq ty?
Julian Deda: Qenke i trashë fare ti ore, ty duhet të ta bësh me titra poshtë
Romeo Veshaj: Ti o lloz, çfarë nuk kuptove nga ajo që thashë
Julian Deda: Rob më të trashë se ti nuk paskam parë në jetë
Romeo Veshaj: Pse nuk e argumenton? E le Erjolën t’i prihen gjunjët, e le të gabonte
Julian Deda: Ti e merr situatën, e vjedh dhe do të më sulmosh mua. Do ta përdorësh tani