
SHBA- Emma Coronel Aispuro, gruaja e mbretit meksikan të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman, së shpejti do të lirohet nga qelia. Coronel Aispuro, 34 vjeç, do të lirohet nga të mërkurën, pasi në vitin 2021 u dënua me tre vjet burg. E reja u shpall fajtore për ndihmën që i ka dhënë bashkëshortit të saj për të drejtuar "perandorinë" e tij kriminale shumë miliarda dollarëshe.
Coronel Aispuro gjithashtu ndihmoi burrin e saj të planifikonte një arratisje dramatike përmes një tuneli të gërmuar nën një burg në Meksikë në vitin 2015 duke i kontrabanduar atij një orë me GPS, të fshehur brenda ushqimeve.
Prokurorët kishin kërkuar katër vjet burg, por gjykatësi i qarkut amerikan Rudolph Contreras vendosi një afat më të shkurtër, duke thënë se roli i saj ishte një pjesë e vogël e një organizate shumë më të madhe. Megjiithatë ajo u përball me një minimum prej 10 vitesh burg, por i nënshtrohej një dispozite të ashtuquajtur "valvula sigurie", sepse nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, nuk konsiderohej drejtuese dhe nuk ishte e përfshirë në dhunë. E po ashtu, duke qenë se Coronel i pranoi akuzat dhe pranoi të jepte 1,5 milionë dollarë nga aktiviteti i saj kriminal për qeverinë amerikane, dënimi i saj prej 3 vitesh, u ul.
Emma Coronel Aispuro u arrestua në shkurt në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Virxhinia dhe që prej asokohe ka qenë në ambientet e burgut. Coronel Aispuro u martua me Guzman në vitin 2007 në moshën 18-vjeçare. Ata kanë dy vajza.