Qytetërim

Guardiola: Haalandin e kanë zili, presin të shënojë 3 gola për ndeshje

Trajneri i Manchester City tha se Haaland është i jashtëzakonshëm dhe se do jetë gjatë në top golashënuesit e Europës.

D.XH
Guardiola: Haalandin e kanë zili, presin të shënojë 3 gola
Haaland dhe Pep Guardiola

MANCHESTER – Erling Haaland është sërish vendimtar për ekipin e Manchester Cityt, teksa shënoi 2 gola ndaj Young Boys në Ligën e Kampioneve.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Europës, Pep Guardiola kishte vetëm komplimente për lojtarin, që mund të konsiderohet tashmë një makineri golash.

“Haaland është një lojtar i jashtëzakonshëm. Atë e kanë shumë zili, për shkak se posedon cilësi të shumta. Njerëzit presin që Haaland të shënojë 3 gola për ndeshje, kjo nuk është pritshmëri normale.

Ai jo vetëm shënon, por edhe asiston e ndihmon ekipin, në shumë raste gjatë lojës. Haaland do të jetë në top golashënuesit, për një kohë shumë të gjatë, sepse thjesht është magjik”, tha Guardiola.

Erling Haaland kryeson listën e golashënuesve të Premier League, me 9 gola të realizuar, ndjekur nga Mohamed Salah me 7 gola./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB