Qytetërim

Harry Kane sërish hero, thyen rekord të ri

Sulmuesi i Anglisë po bën mrekulli në Bundesliga. Ai ka realizuar 1.5 gola për ndeshje, një stitistikë e frikshme për çdo kundërshtar.

D.XH
Harry Kane sërish hero, thyen rekord të ri
Harry Kane

MUNICH - Kapiteni i Anglisë, Harry Kane shënoi sërish pasi Bayern Munich fitoi në Këln, për të shkuar në krye të tabelës së Bundesligës gjermane. Goli i Kane ishte i 18-ti i tij në 12 ndeshje në kampionat dhe ai gjithashtu u bë anglezi i parë që shënon 18 herë në një sezon të Bundesligës.

Kane shënoi nga një distancë e afërt në minutën e 20-të pas një gjuajtje fillestare nga ana e Eric Maxim Choupo-Moting. Fitorja e çon Bayernin një pikë përpara Bayer Leverkusen, që luan këtë të shtunë. Leverkusen, e vetmja skuadër tjetër e pamposhtur në ligën gjermane, do të rifitojë vendin e pare, nëse fiton me Verder Bremen.

Ndeshja e Bayernit ishte e para kundër Këlnit që kur i mundi 2-1 në maj, kur Jamal Musiala shënoi një gol vendimtar në minutën e fundit, për të mposhtur Borussia Dortmundin në ‘luftën’ për titull. Dortmundi do të ishte bërë kampion për herë të parë që nga 2011-12 nëse do të kishte mundur Mainzin, por barazoi 2-2. Që atëherë, Bayern ka nënshkruar me Kane, të cilin e mori nga Tottenham, pas një marrëveshjeje prej 86.4 milion £, ndërsa ekipi gjigand pretendon të fitojë titullin e 12 radhazi. Përveçse u bë anglezi me më shumë gola në një sezon të Bundesligës, 30-vjeçari u bë lojtari i parë në historinë e kampionatit gjerman që ka shënuar 18 herë pas 12 javëve të para.

Golashënuesi rekord i Anglisë ka 22 gola në 17 paraqitje në të gjitha kompeticionet, për skuadrën e Thomas Tuchel. Choupo-Moting, Sane dhe Kingsley Coman humbën shanse, për të dyfishuar avantazhin e Bayernit ndaj Këlnit. Davie Selke pati një shans të rrallë për Këln, por nuk arriti të mposhtë Manuel Neuer, me një goditje me kokë në shtyllën e pasme. Coman goditi traversën në pjesën e dytë dhe vendësit më pas ishin më pak agresivë. Kujtojmë se Harry Kane tashmë është golashënuesi më i mirë në Bundesligë dhe kjo, kur nuk ka mbaruar akoma gjysma e kampionatit. Ky rekord pritet të thellohet.

Anglezët që kanë shënuar më tepër gola në Bundesliga

18 - Harry Kane (Bayern Munich, 2023-24)

17 - Jadon Sancho (Borussia Dortmund, 2019-20) dhe Kevin Keegan (Hamburg, 1978-79)

15 - Tony Uoodcock (Këln, 1981-82)./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB