
PRISHTINË- Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje të publikut. Çifti, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite, u komentuan mjaft shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien e tyre që shpesh herë ishte e dhunshme, duke u kthyer edhe në vëmendjen e mediave turke. Para se të hynte në shtëpinë më të famshme të Kosovës, "Big Brother", Vesa zbuloi se ish i fejuari i saj e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.
Në një intervistë të dhënë për "Tregime jete", Vllasaliu thekson se është lënduar tejet shumë nga njerëzit e saj më të afërt, por që e ka tejkaluar tashmë këtë. Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.
“Kam menduar që ajo ma do të mirën, ajo donte të kishte jetën time si në publik, si në lidhje, si në gjithçka. Në fillim kam menduar shumë keq që jemi ndarë. Tani mi ka hequr zoti plehrat nga jeta. Shoqen time e kisha fal për të mirën time, por nuk e harroj kurrë. I shkruajta asaj, i thashë 'çfarë njeriu je ti që del me të fejuarin tim?'. Edhe më tha, kam dalë të flas për të fol për ty. Po u nervozova dhe i shkruajta babait të saj, i thashë vajza jote ma ka marrë burrin. Është shqiptare e Gjilanit. Ajo më mori më tha që nuk është e vërtetë, edhe unë naive i shkrova prapë babait të saj, i thashë më fal që të shkrova se nuk paska qenë e vërtetë. I besova asaj se mendova shoqe e kam nuk ma bën këtë. E gjitha ka ndodhur 2 javë pasi jemi ndarë. Kur ditën që ne kishim lenë dasmën ajo nxorri një zemër në Instagram. Mbas një muaji, ai nxorri një gërmë "E". E pastaj... Ai e ka sharë tek unë, me fakte i kam në telefon. Janë martuar brenda 1 viti. I them faleminderit që ma keni thyer zemrën se tani jam më e fortë. Kur e kam njohur unë nuk ka qënë askushi. Karrierën 'bërllog' e kishte. Ai s'ka pasur as para. Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale,”-tregoi modelja.
Mirëpo, kjo nuk ishte hera e parë që Vesa fliste për ishin e saj. Fill pas ndarjes, rrjetin social “Twitter”, modelja ka shkruar se në 3 vite lidhje, 2 vite fejesë dhe 1 vit e gjysmë jete, sulmuesi Berisha e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj para dasma.
“Kemi jetuar 3 vite bashkë, dy muaj më ka nxjerrë nga shtëpia. 3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxorri nga shtëpia 2 muaj para dasmës se faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi lidhja jonë përfundoi, njerëzit e panë atë me dikë të ri dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale. Një grua nuk mund të lihet vetëm në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Suksese me alkoolin,"-shkruante ajo. Ndërkohë që edhe mediat turke, ku asokohe luante ish i fejuari i saj, shkruanin për marrëdhëniet e këqija në çift, madje edhe për dhunë fizike.
"Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha dyshohet se ka rrahur të dashurën e tij, Vesa Vllasaliu dhe i ka konfiskuar sendet në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye. Gjykata ka marrë vendim dhe kërkon që Berisha t’i qëndrojë larg të dashurës së tij, në të kundërt do ta mbyllë pas hekurave për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në çift dhe Berisha ka goditur të dashurën e tij e madje e ka përzënë nga shtëpia. Futbollisti shqiptar nuk e ka lënë Vesën që të marrë sendet e saj, por madje ia ka mbajtur ato nën argumetin se ai ia kishte blerë. Në dosje thuhet se Berisha ka kryer veprën e “plaçkitjes” duke mos i dhënë sendet e Vllasalit. Tashmë Gjykata kërkon që Berisha të mos bëjë sjellje që përfshijnë dhunë, kërcënime, fyerje, poshtërime për 2 muaj, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Familjes dhe Parandalimin e Dhuna Kundër Grave’. Nga gjykata u vendos gjithashtu që Berisha të mos afrohej për 2 muaj në banesën dhe vendin e punës së Vllasaliut. Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikonin të martoheshin muajin e ardhshëm,"-shkruante në maj të vitit të shkuar CNN Turkie.
Por ndërsa Vesa është e izoluar dhe nuk ka asnjë mundësi për të kthyer përgjigje, partnerja e tij aktuale, Edona ka dhënë një intervistë për "Fol Shqip". Në fjalën e saj, Edona tha se nuk e ka pasur shoqe Vesën, madje se e kishte takuar vetëm 2-3 herë, ndërsa e thumboi duke u shprehur se nuk kishte asnjë ide se me çfarë merrej dhe përse ishte e famshme Vesa.
“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë. Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur. Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në ëhatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë,"-tha Edona.
Veçse pretendimet e saj janë rrëzuar menjëherë nga rrjeti. Burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar ftesën e Vesa Vllasaliut për Edona Berishën në dasmën e saj me Mërgim Berishën. Mesa duket qenkan të njohura dhe goxha shumë...
Mirëpo kundërsulmi ndaj Vesës nuk është ndalur vetëm me Edonën, pasi një intervistë dha edhe vëllai i Mërgimit, Besarti. Sipas tij, ka qenë Vesa ajo që e ka ndarë futbollistin nga familja e tij. Ai ka pretenduar se ish-partnerja e vëllait e ka ofenduar këtë të fundit në ambiente publike.
“Nuk dihet fare arsyeja. Ajo ka pas dëshirë që Mërgimit t’ia ndërprejë komunikimin me familjën. Ne me Mërgimin s’kemi mundur të flasim në telefon, vetëm nëse ai ka qenë vetëm na telefonuar. Ose për shembull, kur s’ka qenë ajo aty, kur ka qenë në Zvicër te familja e vet, neve Mërgimi na ka telefonuar më lirshëm. Ne s’kemi qenë në gjendje të shkojmë te vëllai jonë, ose babai dhe nëna të shkojnë te djali i tyre në atë kohë kur ka qenë ajo. Kjo i ka thënë Mërgimit: ‘Ti je bastard si babai yt’. Plus familjen tonë na ka ofenduar. Pastaj është munduar Mërgimit t’ia ndërprejë lidhjen me familjen. Vesa tek ne ka qenë 1 ose 2 herë tek shtëpia jonë. Më shumë jo. Babai më shaka i tha 'a ma bën apo ta bëj një kafe?', ajo u mërzit dhe filloi të thoshte se e bëj kafen kur të dua unë. Më mua u mërzit njëherë se i thashë nuk thuhet Gilan por Gjilan,"- ka thënë Besarti.
Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë, ndërsa brenda "BigBrother", modelja ende nuk ka komentuar historinë e saj të dashurisë. Ndërsa ishi i saj, sulmuesi i Hoffenheim u martua me Edona Rudakun në maj e vazhdojnë të lumtur jetën e tyre bashkëshortore./Zëri.ai