
ITALI- Breshia u padit zyrtarisht nga FIGC për mosrespektimin e dy afateve të rëndësishme fiskale (Irpef dhe Inps) në muajt shkurt dhe prill.
Sanksionet ndaj skuadrës lombarde përfshijnë një penalizim prej 4 pikësh këtë sezon dhe 4 pikë të tjera sezonin e ardhshëm. Procesi gjyqësor i shkallës së parë do të zhvillohet të enjten më 29 maj në Gjykatën Federale Kombëtare, me një vendim që pritet menjëherë.
Pas shpalljes së vendimit, FIGC dhe Lega B do të vendosin nëse do të rishkruajnë menjëherë renditjen (me rënien e Breshias dhe shpëtimin e Frozinones) dhe të riorganizojnë ndeshjet e “playout-it”, apo do të presin përfundimin e shkallës së dytë të gjyqit në Gjykatën e Apelit Federale.
Ndërkohë, edhe Trapani në Serinë “C” është paditur për të njëjtën shkelje.
Penalizimi prej 4 pikësh nuk ndikon në renditjen aktuale, skuadra siçiliane do të nisë sezonin e ardhshëm me një penalizim, njësoj si skuadra e basketbollit Shark, që ka të njëjtin pronar, Valerio Antoninin. Ai, ashtu si Çelinoja i Breshias, do të ndëshkohet për respektimin e afateve me kredi të rregullta nga pikëpamja e procedurave tatimore, por inekzistente në financa./ZËRI