
TIRANË- Lajmi se Arbana Osmani nuk do të prezantojë Big Brother Vip 3, vijon të qarkullojë dhe së fundmi një koment i Bora Zemanit duket se konfirmoi zërat. Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars” është një nga emrat e përmendur për të zëvendësuar moderatoren në edicionin e tretë. Bora e pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live”, nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut, moderatorja nuk e mohoi lajmin.
“A thua? Do më shkonte? Si mendon ti? Dua të di si e mendon publiku! E vendos publiku!” – ka thënë Bora teksa buzëqeshte.
Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim nga ana e Osmanit, menjëherë pas publikimit të këtij lajmi në shumë portale, të shumta kanë qenë aludimet në lidhje me moderatoren. Dy emrat që mund ta zëvendësojnë atë janë Ledion Liço ose Bora Zemani. Zërat u theksuan edhe më shumë kur u vu re se Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen më në Instagram. Megjithatë, deri më tani, vetë Arbana Osmani nuk ka dhënë asnjë koment./Zëri.ai