Qytetërim

Incidentet në ndeshjen me Kroacinë, UEFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit

Më herët, UEFA kishte marrë të njëjtin vendim dhe për Federatën Kroate të Futbollit

E.K
Incidentet në ndeshjen me Kroacinë, UEFA gjobit Federatën
Tifozet shqiptare ne stadium

GJERMANI- UEFA ka gjobitur me rreth 50 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit, për shkak të sjelljes së tifozëve shqiptarë në ndeshjen kundër Kroacisë.

Penalizimi financiar ka ardhur sërish nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, transmetuan mesazhe të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Edhe njëherë tjetër Federata e Futbollit gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).

FSHF fton tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin deri në fund Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim magjik dhe historik në EURO 2024, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 2500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 20.000 euro për pushtimin e fushës.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Ky është rasti i dytë që UEFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi e njëjta situatë ndodhi dhe në ndeshjen me Italinë. Pavarësisht gjovbave të vendosura nga UEFA, sjellja e tifozëve shqiptarë vlen për t’u theksuar se ka qenë mjaft e mirë, ndërsa kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB