Qytetërim

Ish-banorja e Big Brother Vip pjesë e takimit të Edi Ramës në New York: Më paragjykuan për praninë time këtu!

M.M
Ish-banorja e Big Brother Vip pjesë e takimit të Edi Ramës
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama rinisi turin e tij të fushatës 'Krenar për Shqipërinë' me një takim të organizuar me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë edhe sipërmarrësja shqiptaro-amerikane dhe ish-banore e “BBVK2,” Ledi Vokshi. Gjatë këtij eventi, Vokshi, një figurë e njohur për kontributin e saj në komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork, pranoi se është ndjerë e paragjykuar për pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje, por theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve pavarësisht përkatësive politike.

"Jam gjykuar që kam ardhur këtu sot sepse kam një influencë, kam qenë ish këngëtare dhe jam sipërmarrëse në New York. Pse të suportoj unë ty?! Fakti që unë jam këtu sot është sepse dua të edukohem të di se kush je ti... dhe të të pyes: Çfarë ne shqiptarët e New Yorkut mund të bëjmë për ty që të ndryshojmë mendësinë e njëri-tjetrit, që kjo nuk është politikë, kjo nuk është fe, por është shqiptarizëm,” u shpreh Ledi Vokshi.

Ish-banorja e Big Brother Vip pjesë e takimit të Edi Ramës
Ledi Vokshi

Në përgjigje, Kryeministri Rama theksoi se përçarja ndërmjet shqiptarëve ka ardhur si pasojë e një trashëgimie komuniste që ndau shqiptarët mes socialistëve dhe demokratëve, duke u shprehur: “Llumi i komunizmit mori në dorë partinë që lindi nga fryma antikomuniste dhe ishte shpresa e parë për Shqipërisë si gjithë Europa dhe e thelloi përçarjen...”.

Më tej, Rama vlerësoi kulturën e shqiptarëve në SHBA, duke theksuar se diaspora shqiptare në Amerikë është më e përkushtuar ndaj punës dhe ka një qasje më konstruktive ndaj politikës, ndryshe nga shqiptarët në atdhe./ ZËRI

Poll

MOS HUMB