Qytetërim

Ish-futbollisti i Realit bëri tatuazh emrin e vajzës, por ADN i zbuloi se nuk ishte e tij

Vinicius dhe Lima prisnin lindjen e fëmijës së tyre dhe ai nga gëzimi bëri një tatuazh me emrin e vajzës së tij edhe pse ajo nuk kishte ardhur akoma në jetë.

k.m.
Ish-futbollisti i Realit bëri tatuazh emrin e vajzës, por ADN i zbuloi
Ingrid Lima dhe Vinicius Tobias

BRAZIL- Vinicius Tobias, një futbollist brazilian bëri tatuazh emrin e vajzës së tij të porsalindur, por më vonë doli që fëmija nuk ishte i tij. Futbollisti 20-vjeçar nga Sao Paulo, i cili luan për Shakhtar Donetsk ishte prej kohësh është në një lidhje me Ingrid Limën.

Vinicius dhe Lima prisnin lindjen e fëmijës së tyre dhe ai nga gëzimi bëri një tatuazh me emrin e vajzës së tij edhe pse ajo nuk kishte ardhur akoma në jetë.

“Maite, të dua,”-ka shkruar lojtari në trupin e tij por kur lindi fëmija, u zbulua sekreti i Limës dhe sigurisht tradhëtia e saj. Vajza nuk ishte e futbollistit.

Ish-futbollisti i Realit bëri tatuazh emrin e vajzës, por ADN i zbuloi
Tatuazhi

Lojtari kërkoi një test të ADN-së dhe vërtetoi se vajza që erdhi në jetë nuk ishte e tij. 

Sigurisht që ai u divorcua nga Lima por historia e tyre bëri xhiron e botës. Madje kjo e fundit sqaroi gjithçka edhe në rrjetet e saj sociale.

“Siç e dinë të gjithë, Vinicius dhe unë nuk jemi bashkë. Gjatë kësaj periudhe shumë specifike, gjatë së cilës u ndamë dhe më pas u afruam përsëri, unë isha në një lidhje me dikë. Kështu edhe ai. Ne të dy vazhduam jetën tonë dhe Maité lindi. Vendosëm të bëjmë një test të ADN-së dhe zbuluam se ajo nuk është vajza e Vinissus,”-tregoi ajo në Instagram./ZËRI

Poll

MOS HUMB