Qytetërim

Izraeli gati për luftë, po përgatiten strehimoret dhe po shpërndahen telefona satelitorë

Autoritetet po përpiqen të sigurojnë funksionimin normal të komunikimeve celulare edhe nëse ka një ndërprerje 24-orëshe të energjisë elektrike.

M.M
Izraeli gati për luftë, po përgatiten strehimoret dhe po
Foto nga lufta në Izrael

IZRAEL- Izraeli, një nga vendet lider të teknologjisë në botë, po përdor mënyrat e vjetra por të zgjuara për tu mbrojtur nga një sulm masiv që pritet nga Irani, si hakmarrje për turpin që përjetuan kur izraelitët në Teheran vranë Ismail Haniyeh, liderin politik të Hamasit. Kryebashkiakëve izraelitë u janë dhënë tashmë telefona satelitorë që mund të jenë një mjet shpëtimi nëse banorëve do u duhet të zhvendosen në strehimore.

Sipas The Jerusalem Post, shërbimet e inteligjencës izraelite kishin informacion se të dielën në mbrëmje Izraeli do të sulmohej nga Irani. Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura njoftuan publikun se ushtria është e gatshme t'i përgjigjet çdo lloj rreziku.

Edhe pse Irani apo Hezbollahu, siç pritej, nuk kanë treguar se cilat do të jenë objektivat kryesore nëse sulmojnë, sistemi i mbrojtjes së Izraelit është vendosur në zonat e banuara.

Autoritetet po përpiqen të sigurojnë funksionimin normal të komunikimeve celulare edhe nëse ka një ndërprerje 24-orëshe të energjisë elektrike. Kjo është arsyeja pse ministrat e qeverisë, zyrtarët e qytetit dhe koordinatorët e urgjencës janë pajisur me telefona satelitorë dhe Starlink i SpaceX së shpejti do të jetë i disponueshëm dhe do të mundësojë lidhjen në komuna.

Izraeli gati për luftë, po përgatiten strehimoret dhe po
Foto nga lufta në Izrael

Në dhjetë muajt e mëparshëm të luftës, pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, izraelitëve ju duhej të kalonin vetëm disa minuta në strehimore derisa mbrojtja ajrore të rrëzonte shumicën e raketave të lëshuara nga Gaza ose Libani. Megjithatë, në rast të një sulmi të rëndë dhe në shkallë të gjerë nga Irani ose përfaqësuesit e tij si Hezbollahu, mbrojtjes ajrore mund ti duhet të fokusohet kryesisht në mbrojtjen e objekteve strategjike, ndërsa civilët do të duhet të qëndrojnë për periudha të gjata kohore në strehimore ku për shkak të mureve të trasha mund të kufizohen sinjalet celulare. Disa bashki kanë vënë në dispozicion lidhjet me valë nëpër strehimore, por autoritetet po shpërndajnë edhe radio, të cilat mund të jenë të vjetra, por janë efektive sepse programet mund të dëgjohen edhe në strehimore.

Edhe pse izraelitët u ekspozuan ndaj një sulmi me raketa dhe dronë nga Irani në prill, dhe sulmeve të rregullta të Hamasit nga jugu dhe Hezbollahut nga veriu për muaj të tërë, tani autoritetet po përgatiten për sulme edhe më të forta, kjo është arsyeja pse ata po përgatisin furnizimet karburant për termocentralet./ ZËRI

Poll

MOS HUMB