
Dua Lipa
BRITANI E MADHE- Dua Lipa e ka diçka të preferuar tek vajzat e Shqipërisë dhe ato të Kosovës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila ka qenë prej katër vitesh ambasadore globale e YSL Beauty dhe gjithashtu imazh i parfumit “Libre”, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka treguar pak më shumë për vajzën shqiptare.
Ajo u pyet se çfarë këshillash bukurie ka marrë prej grave të vendit të saj.
“Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua.
Edhe në të shkuarën, Dua ka fuqizuar figurën e gruas në të gjitha dimensionet e saj./Zëri.ai
Poll