Qytetërim

‘Jam i pastër’/ Daniel Godelli për akuzat për doping: Testi B ishte negativ

Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli tha se është i pastër nga dopingu dhe se testi B ka rezultuar negativ.

D.XH
‘Jam i pastër’/ Daniel Godelli për akuzat për doping:
Daniel Godelli

TIRANË – Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli është i pastër nga dopingu dhe testi B ka rezultuar negativ për sportistin. Ky lajm vjen pasi Godelli, në korrik 2023 rezultoi pozitiv me medikamentin SARM, pasi kishte përfunduar Europiani i Peshëngritjes të vitit 2023.

Pas rezultatit fillestar, peshëngritësi kuq e zi kërkoi një tjetër testim. Ai tha se substanca nuk ka lidhje me këtë sport. Vetë Godelli ka thënë këtë të mërkurë në rrjetet sociale se është i pastër, pas përgjigjes të testit B, që i ka ardhur nëpërmjet e-mailit.

Postimi i Daniel Godellit:

Sikurse ju bëra me dije në atë status rreth një vit më parë ku unë akuzohesha për përdorimin e një substance të ndaluar, unë do të ndiqja të gjitha proçedurat e nevojshme për të faktuar që ajo substancë e ndaluar që u gjend në analizat e mia anti-doping nuk më përkiste mua kurrësesi.

Emaili- i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimorë i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplemente i kontaminuar.

Që do të thotë, suplementi ushqimorë që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballoj ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinën) qoftë edhe online duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të.

Në email-in e sotën vërtetohet nga shkencëtarë të Agjencisë Botërore Anti-Doping se, suplementi numër 3 është i kontaminuar (dmthn përmban diçka tjetër në përbërjen e tij e cila nuk është e deklaruar publikisht dhe ajo ishte pikërisht produkti i ndaluar ostarinë në masën 3.5 ng për kapsulë. Gjë të cliën unë nuk kisha nga t’a dija pasi fatkeqësisht nuk zotëroj një laborator milona dollarësh sikurse Ëada.

Edhe një herë faleminderit për kohën tuaj.

Fatkeqësisht për shkak të konfidencialiteti nuk mund ta ndaj me ju fotografinë e Email-it por kushdo është i mirëpritur ta lexojë atë në praninë time./ZËRI/

Poll

MOS HUMB