Qytetërim

Jasin Çeuko, truproja e Mesit përjashtohet nga kampionati

Lajmin u konfirmua vetë Cheuko në një podcast sportiv.

Redaksia Zëri
Jasin Çeuko, truproja e Mesit përjashtohet nga kampionati
Yassine Cheuko

MIAMI- Truproja personal i Lionel Mesit, Jasin Çeuko (Yassine Cheuko), nuk do t'i lejohet më qëndrimi pranë fushës së blertë gjatë ndeshjeve të kampionatit amerikan MLS.

Lajmin u konfirmua vetë Cheuko në një podcast sportiv. Ish-ushtaraku i forcave speciale dhe ekspert i arteve marciale, MMA, deklaroi se liga ka vendosur t’i ndalojë hyrjen në stadium, si për ndeshjet brenda ashtu edhe jashtë fushe.

Ky vendim ka ardhur pasi ai ishte përjashtuar më herët edhe nga turneu i Concacaf Champions Cup, pas një incidenti të ndodhur në dhomat e zhveshjes pas një ndeshjeje mes Inter Miami dhe Monterrey.

Cheuko, i njohur për ndërhyrjet e tij të shpejta ndaj tifozëve që përpiqeshin të afroheshin me Messin, e ka kritikuar vendimin. Ai solli në vëmendje se që nga ardhja e tij në Majemi në korrik 2023 ka pasur 16 tentativa për hyrje të paautorizuara në fushë. Pavarësisht përjashtimit, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit personal të Mesit, por nuk do të ketë më qasje në fushën e blertë gjatë ndeshjeve si më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB