Jennifer Lopez është shfaqur e vetme në premierën e filmit të saj të ri “Atlas” në Los Angeles. Dalja e saj në tapetin e kuq pa Ben Affleck nxiti thashethemet se ata duan të ndahen, pasi aktori është mësuar ta shoqërojë atë në evente publike. Ylli latin mori pjesë në premierën e veshur me një fund të zi dhe bust të bardhë.
Unaza e martesës nuk i ka munguar në dorë, ndryshe nga Ben Affleck që së fundmi është shfaqur pa të. Ajo pozoi për paparacët së bashku me yjet e tjerë Simu Liu dhe Sterling Brown. Në filmin "Atlas", i cili do të shfaqet premierë më 24 maj, Atlas Shepherd (Jennifer Lopez), është një analiste brilante, por mizantropike e të dhënave me një mosbesim të thellë ndaj inteligjencës artificiale.
Ajo i bashkohet një misioni për të kapur një robot me të cilin ajo është e lidhur në mënyrë misterioze nga e shkuara. Por kur plani shkon keq, shpresa e saj e vetme për të shpëtuar njerëzimin nga inteligjenca artificiale është t'i besojë asaj./ZËRI