
TIRANË- Shpallen fituesit e Panairit të Librit. Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Kongreseve, atje ku për 3 ditë u zhvillua edhe Panairi, janë shpallur fituesit e çmimeve për vitin 2024.
Autorët dhe veprat që u vlerësuan këtë vit janë si më poshtë:
- Enkel Demi u shpall autori më i mirë i vitit.
- Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”.
- Anastas Angjeli u shpall fitues i çmimit për studimin më të mirë në shkencat ekonomike.
- Vjola Sula mori çmimin për veprën më të mirë studimore, e cila iu dhurua nga Alda Bardhyli.
- Çmimi tradicional për përkthimin më të mirë në frëngjisht i shkoi Lindita Gjetanit, për veprën “Mirupafshim atje lart”.
Këtë vit juria ishte e përbërë nga profesionistë të njohur në fushën e letrave: Anisa Ymeri, gazetare e kultures; Ben Andoni, publicist e përkthyes; Ilir Baçi, përkthyes; Ledia Dushi, poete e përkthyese; Luli Sula, studiuese e letërsisë, pedagoge në UT./ZËRI