TIRANË- Raporti i Mirit dhe Selinit, një nnga më të komentuarit si nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” ashtu edhe nga publiku. Dyshja janë kthyer në protagonistët e këtij edicioni pikërisht për shkak të raportit të tyre mjaft të diskutuar, megjithëse ditët e fundit, duket se i janë vendosur 'pikat'.
Miri dhe Selin janë më të ftohtë dhe më të largët se kurrë me njëri-tjetrin. Hapja e “Kutisë së Pandorës”, ku u transmetua një deklaratë e babait të Selinit në lidhje me Mirin, duket se i dha një kthesë të papritur këtij raporti.
Por, gjithçka ndryshoi kur edhe Selin u vu në dijeni të asaj se çfarë kishte përmbajtur "Kutia e Pandorës" e hapur nga Miri. Selin shprehu zhgënjim për qëndrimin e Mirit dhe gjatë një bisede së fundmi ngriti dyshime edhe për marrëdhënien e tij jashtë shtëpisë.
Por, teksa në shtëpi janë ndarë grupet dhe kanë plasur tensionet, thumbimet dhe përplasjet, reagimet kanë shpërthyer edhe jashtë në rrjet, kryesisht nga familjarët. Reagimi i fundit vjen nga bashkëshortja e këngëtarit të "West Side Family", e cila ndryshe nga herët e tjera, është shfaqur thumbuese.
Në një postim në rrjete sociale, ajo publikoi unazën e martesës dhe dha një mesazh mbështetjeje për partnerin.
“Ti mund të kapësh vëmendjen e prime-it në kurriz të martesës sonë, por unë e kam fituar zemrën e tij prej një dekade”, u shpreh ajo./ZËRI