Qytetërim

Joao Felix u transferua tek Chelsea, fansat "e mbulojnë me mbeturina"

Pasi transferimi i tij u konfirmua zyrtarisht, mbeturina si bishta e cigaresh dhe kanoçe të zbrazëta mbuluan pllakën e Felix-it në Walk of Legends.

M.M
Joao Felix u transferua tek Chelsea, fansat "e mbulojnë me
Joao Felix

SPANJË- Tifozët e Atletico Madridit kanë ndotur pllakën e Joao Felix në stadiumin Metropolitano pas transferimit të tij tek Chelsea për një çmim më të ulët.

Felix u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Atletico-s, në fillim ai arrinte vlerën 115 milionë paund. Pavarësisht se shënoi 34 gola, Felix u transferua për vetëm 42.7 milion£ tek Chelsea. Sportisti ra në dakortësi me menaxherit e Atletico-s, Diego Simeone, ndërsa shumë tifozë kritikuan qëndrimin e 24-vjeçarit, i cili e kaloi sezonin e kaluar te Barcelona.

Joao Felix u transferua tek Chelsea, fansat "e mbulojnë me
Pllaka e ndotur e sportistit në Walk of Legends

Pasi transferimi i tij u konfirmua zyrtarisht, mbeturina si bishta e cigaresh dhe kanoçe të zbrazëta mbuluan pllakën e Felix-it në Walk of Legends. Dalja e tij e fundit për klubin në Spanjë erdhi në një fitore miqësore 3-1 ndaj Getafes në fillim të këtij muaji raporton Daily Mail.

Duke folur pas përfundimit të transferimit të tij te Chelsea, Felix i tha faqes zyrtare të klubit: “Është një shans për mua të gjej një shtëpi. Pas Chelsës dhe Barcelonës, më duhej të qëndroja përgjithmonë në një vend. Nuk ka vend më të mirë për mua se Chelsea. Unë shoh një vend të përsosur për të shkëlqyer.”

Walk of Legends përmban pllaka për lojtarët që janë paraqitur në 100 ose më shumë ndeshje zyrtare për Atletico. Felix luajti në 131 ndeshje për Atletico, duke përfshirë 96 në La Liga./ ZËRI

Poll

MOS HUMB