Qytetërim

Julian Deda zbulon amanetin e fundit të babait të tij

Aktori Julian Deda shprehet se babai i tij, Zef Deda kishte kërkuar që të afërmit e tij të jenë gjithmonë të qeshur.

D.XH

Julian Deda zbulon amanetin e fundit të babait të tij

TIRANË – Aktori i njohur Julian Deda ka zbuluar përmes një postimi prekës në Facebook, amanetin e fundit të babait të tij të ndjerë, Zef Deda. Ai shkruan se e vetmja gjë që ka kërkuar në fund të jetës së tij Zef Deda, ka qenë që të afërmit e tij të jenë gjithmonë të qeshur.

“Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkojë në vend. Familja jonë falenderon përzemërsisht secilin nga ju, për mbështetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”- shkruan Julian Deda në Facebook.

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të vendit, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe vdiq më 24 nëntor 2023 në Tiranë.

Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes. Ai punoi për më shumë se 40-vite në teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Ai u bë tepër i njohur dhe i dashur për shkodranët e shqiptarët për skeçet e tij, e sidomos me “Kunati i shokut Xhemal”./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB