Qytetërim

Kanye West nuk paguan avokatin, ai i kthehet kundër

Sipas një raporti nga ABC 7, avokati Brian Brumfield ka kërkuar të lirohet nga përfaqësimi i Kanye West.

E.K
Kanye West nuk paguan avokatin, ai i kthehet kundër
Kanye West

Një avokat që përfaqësoi Kanye West në një çështje në vazhdim pretendon se reperi po refuzon t'i paguajë tarifën e tij apo edhe të flasë me të. Sipas një raporti nga ABC 7, avokati Brian Brumfield ka kërkuar të lirohet nga përfaqësimi i Kanye West.

Një burrë që shet autografe ka pohuar se reperi e kishte goditur me grusht. Avokati që deri para pak kohësh përfaqësonte reperin në rastin në fjalë thotë se West e ka ndërprerë partneritetin e tyre më 21 qershor. Që atëherë, ai ka tentuar disa herë, të marrë tarifën nga artisti, por ai vetë nuk pranon as të flasë me të.

“I pandehuri refuzon të flasë me avokatin e tij dhe refuzon të paguajë tarifat e avokatit të tij”, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga ABC 7.

Seanca dëgjimore e Brian Brumfield është caktuar për 29 korrik. Kjo nuk është hera e parë që Kanye West është në telashe me ligjin. Së fundmi, ai dhe bashkëshortja e tij, Bianca Sensori u paditën nga stafi i kompanisë Yeezy.

Gruaja e Kanye West, Bianca Sensori, akuzohet se ka dërguar pornografi tek anëtarët e stafit, përfshirë të miturit. Sensori, 29 vjeçe, dyshohet se i dërgoi një prej punonjësve një lidhje me përmbajtje seksuale pasi reperi njoftoi krijimin e një kompanie të prodhimit të filmave për të rritur të quajtur Yeezy Porn në fund të prillit. Këto video ishin të aksesueshme për punonjësit e mitur në mes të zhvillimit të aplikacionit pornografik, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga TMZ./ZËRI

Poll

MOS HUMB