TIRANË- Modelja Beniada Nishani mesa duket është në kërkim të mashkullit ideal, pas ndarjes së saj nga Blerti Hajdari.
Ka qenë mikja e saj më e mirë, ish-banorja e sezonit të dytë të “BBV”, Jori Delli, e cila ka treguar që Beniada është single.
Jori ka postuar një video në InstaStory, ku shfaqet modelja mjaft romantike, duke kënduar dhe kërcyer.
“Ju lutem… Kërkoj burrë për Benin se po shkallon”– tha Jori duke qeshur.


Mesa duket me këtë veprim ish-banorja e “BBV” ka treguar se mikesha e saj pas ndarjes nga biznesmeni shqiptar, nuk ka të reja nga jeta e saj sentimentale. Nga ana tjetër vetë Jori, shfaqet më e dashuruar se kurrë në krahë të reperit italian Fred de Palma.
Të dyja vajzat vijnë shpesh në Shqipëri, ku kanë një sërë bashkëpunimesh me bizneset, të cilat përdorin imazhin e tyre për reklamimin e produkteve të ndryshme. /ZËRI