Qytetërim

Kishte shpresa për Topin e Artë, Bellingham nuk e mbajnë nervat, shqelma pas humbjes së Anglisë

Edhe pse në një moshë të re, ylli i Realit të Madridit, ka qenë një prej shpresave më të mëdha të anglezëve në këtë europian

E.K
Kishte shpresa për Topin e Artë, Bellingham nuk e mbajnë nervat,
Jude Bellingham

GJERMANI- Jude Bellingham arriti në finalen e Euro2024, si figura kryesore e skuadrës angleze, ndërsa sytë dhe shpresat ishin të varura kryesisht te ai. Kampioni i europës për klube me Realin e Madridit, Jude nuk arriti të bënte shumë në finalen e së dielës, përveç asistit që dha për Cole Palmer në momentin e golit të barazimit të përkohshëm. Kjo paraqitje jo e mirë e Bellingham pritet që ta largojë yllin madrilen dhe nga objektivi i tij për të fituar Topin e Artë. Në fundin e ndeshjes, ai u pa mjaft i irrituar, duke shkelmuar një frigorifer që ishte në anë të fushës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARCA (@marca)

Pasi u qetësua disi, Bellingham u kthye në fushën e lojës, ku u pa i përlotur. 

Kishte shpresa për Topin e Artë, Bellingham nuk e mbajnë nervat,Kishte shpresa për Topin e Artë, Bellingham nuk e mbajnë nervat,

Goli i Palmerit nuk mjaftoi për të siguruar fitoren e Anglisë. Lojtari i Chelseas arriti të barazojë rezultatin, por nuk mundi të pengojë Spanjën të fitojë trofeun, falë golave të Nico Williams dhe Mikel Oyarzábal. Bellingham, pavarësisht sukseseve në sezonin e tij të parë me Real Madridin, përfshirë Superkupën e Spanjës, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, u shkatërrua nga kjo humbje me kombëtaren e tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB