Qytetërim

"Koha për të thënë lamtumirë"/ Yjet që nuk jetojnë më nderohen në "Oscars", mes tyre Matthew Perry

Ndër të tjera, çmimet e Akademisë i bënë homazhe Chandler Bing, aktorit të Dumbledore Michael Gabon, Alan Arkin, Paul Reubens, Harry Belafonte dhe yllit të Curb Your Enthusiasm, Richard Leëis.

a.l
"Koha për të thënë lamtumirë"/ Yjet që
Mattheë Perry

SHBA- Nata e 10 Marsit në skenën magjike të yjeve "Oscars 2024" ishte e mbushur plot me emocione. Një nga momentet që preku të pranishmit ishte edhe nderimi i aktorëve të "Hollywood" të cilët nuk jetojnë më. 

Andrea Bocelli dhe djali i tij Matteo u ngjitën në skenë për të kënduar klasiken "Time to Say Goodbye", duke nderuar një numër yjesh që kanë ndërruar jetë vitin e fundit, mes tyre edhe aktori i famshëm Matthew Perry i serialit "Friends", ngjarje që tronditi kinematografinë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ndër të tjera, çmimet e Akademisë i bënë homazhe Chandler Bing, aktorit të Dumbledore Michael Gabon, Alan Arkin, Paul Reubens, Harry Belafonte dhe yllit të Curb Your Enthusiasm, Richard Lewis.

Bocelli performoi këngën, të cilën e ri-regjistroi në anglisht me sopranon britanike Sarah Brightman në vitin 1996, me ndihmën e kompozitorit dy herë fitues të Oscar, Hans Zimmer.

Ylli 54-vjeçar u gjet i vdekur në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij në Los Anxhelos më 28 tetor. Rezultatet e autopsisë konfirmuan se ai ndërroi jetë nga efektet akute të ketaminës dhe mbytja./ZËRI

Poll

MOS HUMB