Qytetërim

Kolumbiani e goditi në pabesi, tifozët e Denis Nurjes sulmojnë Ramirez

E gjitha nisi në një moment kur Nurja ishte i dëmtuar dhe gjyqtari e ndali sfidën, por Ramirez përfitoi nga rasti dhe goditi kundërshtarin e tij shqiptar.

k.m.
Kolumbiani e goditi në pabesi, tifozët e Denis Nurjes sulmojnë
Pamje nga ndeshja

TIRANË- Ndeshja e boksit mes boksierit shqiptar Denis Nurja dhe kolumbianit Placido Ramirez ka marrë përmasa masive. Përveç se mes dy boksierëve edhe fansat u përfshinë në një ndeshje tyren. E gjitha nisi në një moment kur Nurja ishte i dëmtuar dhe gjyqtari e ndali sfidën, por Ramirez përfitoi nga rasti dhe goditi kundërshtarin e tij shqiptar.


Menjëherë ndërhynë tifozët, të cilët u ngjitën në ring dhe nisën me boksin ndaj kolumianit. U desh ndërhyrja e sigurisë por edhe Policisë për të qetësuar tifozët.

Në fund boksierët dolën të përqafuar, ndërsa arbitrat vendosën që ndeshjen ta eliminonin. Mes tyre nuk ka asnjë fitues!/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB